Dedja: Duhet të mbys “lepurin” në barkun e futbollistëve, gabimet e mbrojtësve ishin amatoreske

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 16:22

Dedja: Duhet të mbys “lepurin” në barkun e futbollistëve, gabimet e mbrojtësve ishin amatoreske

Lushnja humbi “derbin” e mbijetesës ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” duke i komplikuar ndjeshëm pozitat. Trajneri i lagunarëve, Hysen Dedja, u shpreh i pakënaqur me repartin e mbrojtës, duke i cilësuar gabimet e tyre si amatoreske. Gjithsesi shkodrani nuk dorëzohet dhe beson se skuadra mund t’ia dalë pavarësisht rezultateve fundosëse në klasifikim, por më parë ai duhet të mbysë “lepurin” në barkun e futbollistëve.

dEDJA

“Nuk e di ku ta gjej atë “lepurin në bark” që kanë lojtarët dhe t’ua mbys. Kanë një mentalitet që na prish punë, kanë ndroje. Vllaznia në pjesën e dytë shpërdoroi shumë raste. E favorizoi rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë e ndryshova skemën duke kaluar me 3 sulmues dhe e dija që do të lija boshllëqe mbrapa, por gabimet që bënë mbrojtësit tanë ishin me të vërtetë amatoreske.

Nëse barazonim me Sefën në pjesën e parë, mund ta ndryshim lojën. Ai goditi bukur me kokë, është lojtar i domosdoshëm për skuadrën tonë. Shansi nuk i deshi edhe sot, ashtu si me Flamurtarin. Me elementët që kemi në skuadër,  ku kemi disa dëmtime, do të ecim përpara. Duhet shpërndarë energjia nga ndeshja në ndeshje. Vetëm Mone kthehet dhe duhet të përpiqemi më këta lojtarë ta përballojmë ndeshjen e radhës me Kamzën”, u shpreh trajneri i Lushnjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"