Debutoi si titullar te Rejnxhërs, Grezda bie pre e sulmit kibernetik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 9:41

Debutoi si titullar te Rejnxhërs, Grezda bie pre e sulmit kibernetik

Eros Grezda ka rënë pre e një sulmi kibernetik ditën e djeshme. 23-vjeçarit i kanë marrë për disa orë llogarinë e tij të “Instagramit”, duke abuzuar me emrin e tij dhe duke iu dërguar mesazhe në emrin e Grezdës njerëzve të ndryshëm.

eros grezda

Këtë gjë futbollisti gjakovar e ka konfirmuar nëpërmjet një “Instastory” ku shkruan: “Më falni nëse dikush ka marrë mesazhe nga llogaria ime… Llogaria ka qenë e hakuar për 4 ore”.

Kujtojmë që Grzda debutoi ditën e djeshme si titullar në kampionat me fanellën e Rejnxhërit. Anësori i Kombëtares, u aktivizua 55 minuta, teksa në pjesën e dytë goditi edhe shtyllën.

Eor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"