Debati në studio, Pregja: Ankohesh për gjykimin edhe pas 6-1/ Bejzade: Problem kur nis që në javën e tretë, këtë e kemi të keqe ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2023 | 18:55

Debati në studio, Pregja: Ankohesh për gjykimin edhe pas 6-1/ Bejzade: Problem kur nis që në javën e tretë, këtë e kemi të keqe ne

Pas fitores 6-1 që Laçi mori ndaj Teutës në kampionat, trajneri i kurbinasve kishte rezerva për gjykimin, gjë të cilën e shprehu edhe në intervistën pas ndeshjes. Megjithatë, vëzhguesi i gjyqtarëve, Bujar Pregja replikoi duke u shprehur se ndeshja ishte pa gabime dhe se nuk mund të ankohesh kur ke fituar 6-1.

Collage Maker-15-Sep-2023-06-54-PM-2857

“Më bëri përshtypje pak edhe arbitri dhe 2-3 gjëra jepeshin faull në sulm dhe duhet gjykim korrekt sepse nëse nis që javën e tretë, problem. Nuk po justifikohem.

Ankesa për arbitrat edhe pasi fiton 6-1?

Më tha edhe arbitri i katërt, pse ankohesh kur je duke fituar 4-0. Këtë e kemi të keqe ne. Ta lëmë 4-4? Disa momente kam menduar në gjykimin tim që nuk janë faulle. Sulmuesi mund të kthehej tek për tek por e dha faull. Kishim edhe raste të tjera për të shënuar. Kontestohet gjykimi sepse kur je 2-0, shkon 2-1 dhe ndryshon loja por në 4-0 ose 5-0 s’ka më çfarë bën. E dimë kur të ndihmon dhe kur jo. S’po flas për këtë ndeshje por në përgjithësi”, u shpreh Bejzade për “MCN Tv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"