De Bryjne më i miri dhe tre lojtarë nën mesataren, ja notat e Mançester Sitit në eliminimin nga Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 12:30

De Bryjne më i miri dhe tre lojtarë nën mesataren, ja notat e Mançester Sitit në eliminimin nga Champions

EDERSON 6.5 – Me rastin e golit bën çfarë mundet, duke bllokuar shkëlqyeshëm goditjen e parë të Rodrigos dhe ngritur flamurin e bardhë në goditjen e radhës. Jo shumë i zënë në pjesën tjetër të ndeshjes. Në penallti ndal Modriç dhe shënon të tijën, por nuk mjafton.

de bryjn

UOKER 6 – Mbrëmje e vështirë për të që në start, ndërsa nga pjesa e dytë e në vazhdim ai impenjohet më pak dhe kur ndodh kjo ai përgjigjet gjithmonë.

AKANZHI 6.5 – Më shumë sesa për praninë në zonë dhe substancën e tij mbrojtëse, ai shquhet për shpeshtësinë dhe cilësinë me të cilën e shoqëron aksionin (Nga e 112-të Stons-Pa notë).

DIAZ 6 – Më statiku nga dy qendërmbrojtësit, i cili vendoset përballë Edersonit dhe kryen detyrën në shumicën e kohës.

GVARDIOL 5.5 – Në fazën mbrojtëse ka më shumë se një problem, më shumë në pjesën e parë të ndeshjes sesa më pas. Si shtytje në të majtë, nuk është një nga performancat e tij më të mira.

RODRI 6 – Metronomi i zakonshëm i mesfushës, i cili organizon çdo manovër në mënyrën më të mirë të mundshme dhe servir disa topa interesantë në zonë.

DE BRYJNE 7 – Belgu nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e parë dhe kjo mbrëmje tregoi se sa mund të ketë ndikuar mungesa e tij. Një prodhues serial aksionesh, kalon në zonë dhe luan cilësi. Shënon golin që e çon ndeshjen në kohën shtesë. (Nga minuta e 112-të Kovaçiç 5 – Ai hyn edhe për penalltitë, por humbet nga 11 metra).

SILVA 5.5 – Ndeshje me dy fytyra për portugezin, i cili nuk shkëlqen si zakonisht, por rritet me kalimin e lojës, duke prekur shumë topa në zonën sulmuese. Në sekuencën e penalltisë, ai godet keq dhe Lunin bllokon lehtësisht.

FODEN 5.5 – Protagonisti i madh i ndeshjes së parë pati disa shkëndija para pushimit, por nuk ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend.

GRILISH 6.5 – Më i miri i treshes i vendosur mes rreshtave nga Guardiola. Ai kishte një nga mundësitë më të mira për të barazuar në pjesën e parë, e kombinuar me nisma të tjera në pjesën e dytë. (Nga 72′ Doku 6.5 – Hyn dhe i jep një tjetër impuls krahut të majtë).

HALAND 5.5 – I bllokuar shumë mirë nga Naço, sërish arrin të mbizotërojë në disa raste dhe godet traversën në pjesën e parë. Në përgjithësi, nuk është përfundimi që prisnit. (Nga minuta e 91- të Alvarez 6 – I jep gjallëri sulmit, duke shënuar edhe goditjen nga 11 metra).

TRAJNERI GUARDIOLA 6 – Zhgënjim i jashtëzakonshëm, sidomos për epërsinë e treguar më shumë përmes dominimit territorial sesa përmes rasteve të vërteta të golit. Tani mund të fitojë vetëm trofetë kombëtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"