Daja: Kemi qëllimet tona, rrotacion ndaj peqinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 14:28

Daja: Kemi qëllimet tona, rrotacion ndaj peqinasve

Trajneri Ilir Daja do të hedhë sot në fushë futbollistët që kanë marrë më pak minuta në këtë periudhë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai shprehu respekt dhe vlerësim maksimal për Shkumbinin, teksa në ndeshjen e parë vlonjatët fituan me një gol në minutat shtesë.

ilir daja

“Do të bëjnë një formë rrotacioni në ndeshjen e Kupës, por patjetër që duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Pavarësisht se janë ekip nga një kategori inferiore, në fund fare ne kemi qëllimet tona, që përveç vazhdimit të objektivit, që është edhe Kupa, të konsolidohemi te gjërat pozitive që kemi bërë tashmë dhe të korrigjojmë ato që nuk kemi bërë mirë në këto javë të para të kampionatit”, deklaroi Daja. Edhe dje trajneri ka vijuar me analizën e humbjes së fundit me Partizanin, e cila ka zgjatur për gati 60 minuta. Ai ka shpjeguar përmes pamjeve filmike çdo gjë që është bërë gabim në ndeshjen me Partizanin. Daja kërkoi që ekipi të jetë i qetë psikologjikisht.

Ndërkohë, sot ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, mes Flamurtarit dhe Shkumbinit, do të luhet në orën 15:30 në fushën sportive të Pyllit të Sodës. Drejtuesit kanë menduar që të mos e rëndojnë fushën e stadiumit, pasi të shtunën do të luhet për kampionat ndaj Kastriotit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"