Çudit ish-lojtari i Milanit: Super Ligën e shpika unë 8 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 19:57

Çudit ish-lojtari i Milanit: Super Ligën e shpika unë 8 vite më parë

Masimo Odo, ish-mbrojtës e aktualisht me patentë trajneri dhe drejtuesi sportiv, ka deklaruar se është “shpikësi” i Super Ligës. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, 44-vjeçari ka deklaruar:

G

“Mbase e mendova më herët e kushdo. Këtë mendoj nëse gjykoj ngjarjet. Ishte në vitin 2013, në kursin e drejtorit sportiv në Koverçiano dhe është e shkruar e zezë mbi të bardhë, në tezën time përfundimtare mbi ristrukturimin e futbollit. Kisha menduar për një kampionat për skuadra të mëdha dhe e kisha quajtur me një emër tjetër: Europian Master.

Por, kishte një ndryshim thelbësor me këtë Superligë. Në idenë time, turneu i ri nuk duhet të zëvendësonte Champions-in, por do të bashkëjetonte paralelisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"