Çudira te Vllaznia, Lici: Po paguajmë vetëm lojtarët e huaj, sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:30

Çudira te Vllaznia, Lici: Po paguajmë vetëm lojtarët e huaj, sepse…

Vllaznia bëhet me para. Këshilli Bashkiak Shkodër ka miratuar një fond prej 200 milionë lekësh të vjetër për klubin e futbollit Vllaznia. Fond ky, që ishte miratuar edhe më përpara, por që ishte kthyer mbrapsht nga prefekti i Qarkut Shkodër.

vllaznia

Në fillim të diskutimeve për këtë çështje të rendit të ditës, ka qenë administratori i klubit Suad Lici, i cili ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve të bëra deri tani dhe po ashtu të nevojës për miratimin e këtij fondi, sepse administrata e klubit dhe trajnerët e akademisë kanë gjashtë muaj pa u paguar për shkak të moslëvrimit të këtij fondi.

LICI

Administratori i klubit sqaroi edhe si janë shpenzuar dhe do të shpenzohen paratë. “Kemi operuar me një fond prej 45 milionë lekësh të rinj për sezonin 2018- 2019. Detyrën e kam marrë në muajin korrik 2018, në një situatë që të gjithë e dimë, puna e parë ka qenë në ndërtimin e ekipit si dhe kemi bërë përgjysmimin e pagave të futbollistëve. Kemi trashëguar rreth dy paga të sportistëve nga ky buxhet. Kemi bërë shitjen e lojtarit Çinari te Partizani, nga i cili kemi arkëtuar rreth 40 mijë euro ose 5 milionë lekë të rinj dhe nga akademia 5 milionë që në total shkojnë 55 milionë të rinj.

suad lici

Këto shuma janë shpenzuar për kontratat e futbollistëve, të cilat shkojnë te 2 milionë e 700 mijë të rinj, pagat mujore për sezonin në Kategorinë e Parë. Kemi shpenzuar në bazën materiale të ekipit të parë dhe të rinjve si dhe grumbullimin e të rinjve, pasi kanë marrë pjesë në Champions, nga ku u vendosëm edhe një premio. Gjithashtu, gjatë vitit 2018 na ka ardhur një vendim nga FIFA për ish-futbollistin e Vllaznisë, Atsina.

atsina1

Një detyrim page prej 5 milionë e 400 mijë lekësh të rinj, që kemi qenë të detyruar ta paguajmë. Po ashtu në zyrën e Tatim-Taksave kemi paguar rreth 8 milionë lekë të rinj. Në klubin e futbollit Vllaznia shërbehet me kontrata pune dhe jo shërbimi, që do të thotë se një futbollist që paguhet 150 mijë lekë të rinj, paga e tij tatohet 13% dhe mbi 150 është 23%. Nga kjo shumë një pjesë e mirë u shkon sigurimeve shoqërore tatimore.

Kërkojmë një fond prej 20 milionë lekësh të rinj, i cili vitin e kaluar u miratua nga Këshilli Bashkiak. Të gjithë e dimë situatën politike në Shkodër dhe e kemi pasur shumë të vështirë për organizimin e këtij sezoni.

Kemi një debi dhe kemi 6 muaj punëtorët e papaguar. Vlera e tyre shkon në 4 milionë e 300 mijë lekë të rinj. Deri tani kemi likuiduar vetëm lojtarët e huaj, sepse nuk kishim fonde dhe një pjesë e lojtarëve të tjerë janë të palikuiduar”, ka qenë fjala e Suad Licit para këshilltarëve

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"