Çudira shqiptare në Laç, lojtarët largohen pa bërë dush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 18:13

Çudira shqiptare në Laç, lojtarët largohen pa bërë dush

Si të mos mjaftonte terreni që ngjante me një fushë patatesh, në stadiumin e Laçi mungon edhe uji. Në një lidhje direkte për “Supersport” gazetari Sokol Xhihani tregoi se lojtarët e të dyja skuadrave janë larguar pa bërë dush, për shkak të një problemi me pompat e ujit.

bandicam 2018-09-16 17-35-47-250

Kësisoj asnjë nga futbollistët nuk ka dalë të flasë pas ndeshjes për shkak të mungesës së ujit dhe ishte e pamundur që ata të dilnin para kamerës për të folur për ndeshjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"