Çudi te kundërshtari i Partizanit para duelit në Europë. Largohet trajneri dhe disa prej lojtarëve kryesorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 19:43

Çudi te kundërshtari i Partizanit para duelit në Europë. Largohet trajneri dhe disa prej lojtarëve kryesorë

Atletik D’Eskaldes, kundërshtari  me të cilin do të ndeshet Partizani në Ligën e Konferencës në turin e dytë të turneut, ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme para përballjes me të kuqtë në arenën ndërkombëtare. Klubi kampion i Andorrës, ka ndryshuar trajner dhe ka ndarë rrugët edhe me disa prej futbollistëve kryesorë.

saddsasdadsasda

Sipas mediave vendase, Fede Besone nuk do të jetë më trajneri i skuadrës kampione dhe si rrjedhojë, nuk do të drejtojë ekipin në Ligën e Konferencës në duelin e dyfishtë ndaj të kuqve. Një vendim i papritur i klubit i cili raportohet se ka lënë të pakënaqur edhe lojtarët të cilët kanë braktisur Atletik.

Vitolo, Aleks Sançes, Zhilmar Torres, Víktor Alonso, Víktor Perez, Marti Riverola, Viktor Kasadesus dhe Matias Kourieu, të gjithë lojtarë të rëndësishëm të kësaj skuadre në sezonin ku fituan titullin, i kanë dhënë lamtumirën kampionëve të Andorrës. Tashmë drejtimi i ekipit i është besuar ish-zëvendëstrajnerit, Dani Luke, i cili është ai që do të ulet në pankinë për ndeshjet ndaj të kuqve, duke filluar nga ajo e ditës së nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"