Çudi në Spanjë/ Las Palmas fiton 47-0, por e masakrojnë: Na traumatizon fëmijët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2017 | 23:00

Çudi në Spanjë/ Las Palmas fiton 47-0, por e masakrojnë: Na traumatizon fëmijët!

“Çfarë u mësojnë fëmijëve duke i poshtëruar në këtë mënyrë? Të humbasësh kështu, a nuk i shtyn fëmijët ta urrejnë këtë sport? A është normal një rezultat i tillë? Si mund të ndodhë që një skuadër ta shënojë çdo gol në më pak se dy minuta”?

las palmas

Janë disa nga pyetjet që po qarkullojnë sot në Spanjë pas rezultatit 47-0 në një ndeshje të kampionatit të moshave. Las Palmas ka mundur me rezultatin 47-0 skuadrën e fundit të klasifikimit të moshave 11-12 vjeç dhe për të arritur një rezultat të tillë i mjaftuan vetëm 70 minuta lojë.

Por opinioni nuk është dakord që lejohet një kampionat me një disnivel të tillë dhe që nuk u mëson fëmijëve, që pasi e kanë vënë poshtë kundërshtarin, nuk duhet kurrsesi ta poshtërojnë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"