“Crvena Zvezda më shiti kur ishim në vendin e parë”, rrëfehet Luka Joviç: Kam qarë 3 ditë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 21:55

“Crvena Zvezda më shiti kur ishim në vendin e parë”, rrëfehet Luka Joviç: Kam qarë 3 ditë sepse…

Luka Joviç vetëm pak ditë më parë u zyrtarizua si lojtari më i ri Real Madridit.luka-jovic-real-madrid-1560349200-22925

Pas një sezoni të shkëlqyer me Eintraht Frankfurt, lojtari tërhoqi menjëherë vëmendjen e Real Madridit, të cilët e transferuan në skuadrën e tyre. Ky ishte një hap shumë i madh në karrierë për lojtarin serb, i cili nuk e mendonte kurrë më parë një transferim tek gjigandët spanjollë.

Në një interviste për “11Freunde” sulmuesi tregon për vështirësitë që ka hasur deri këtu ku është sot : “Kur luaja për Yllin e Kuq të Beogradit, isha shumë i lumtur atje, në ishim 20 pikë para kundërshtarëve dhe unë doja ta fitoja titullin me skuadrën ku luaja. Por, nuk ndodhi kështu sepse në merkaton e janari ata më shitën tek Benfika, në Portugali, megjithëse unë nuk dëshiroja, por u detyrova për shkak të problemeve që kishte skuadra. Kur u transferova aty isha shumë i mërzitur, madje kam qarë tre ditë rresht nga mërzia. Pastaj kur u transferova në Gjermani, tek Eintraht Frankfurti çdo gjë ishte ndryshe. Trajneri, Niko Kovaç më qëndronte gjithmonë pranë, dhe unë nuk mërzitesha. Ai nuk më linte kurrë të pushoja. Nëse unë jam këtu sot, është e gjitha falë tij, që besoj në aftësitë e mia.” – u shpreh 21-vjeçari.jOVIC

Mesa duket asgjë nuk ka qenë e thjeshtë për të arritur deri këtu për sulmuesin serb, i cili tani është në një nga klubet më të mëdha në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"