“Çmenduri” në merkato, Barcelona ofron 112 milionë për yllin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 15:47

“Çmenduri” në merkato, Barcelona ofron 112 milionë për yllin e Interit

Lautaro Martinez pas një sezoni deri diku të mirë me Interin, tashmë po zhvillon ndeshje shumë të mira në “Copa America”, me Argjentinën.lautaro

Ndeshjet e shkëlqyera që po zhvillon me Argjentinën, kanë bërë që skuadrat e mëdha të shfaqin interes për 21-vjeçarin. Sipas asaj që shkruan “Radio La Red”, Barcelona po përgatit një ofertë marramendëse për sulmuesin argjentinas. Bëhet fjalë për një ofertë prej 112 milionë euro, në drejtim të Interit. Katalanasit dëshirojnë që dyshen e Argjentinës, ta kenë edhe tek Barcelona, dhe do të provojnë ta marrin Martinez në “Kamp Nou”.inter lautaro martinez

Mirëpo kjo nuk pritet të jetë e lehtë sepse pas shitjes së mundshme të Ikardit, tek zikaltërit nuk kanë ndërmend të heqin dorë edhe nga një qendër sulmues tjetër. Gjithësesi këto mbeten thjesht zëra merkato, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe të shohim, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"