Çmendi shqiptarët me pritjet e tij, portieri i Izraelit: Ndeshja më e mirë e karrierë, as plumbi nuk mund të më kalonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 9:20

Çmendi shqiptarët me pritjet e tij, portieri i Izraelit: Ndeshja më e mirë e karrierë, as plumbi nuk mund të më kalonte

Ariel Harush, portieri i Izraelit, ishte padyshim një ndër më të mirët në fushë për vendasit, që me pritjet e tij vendimtare, çmendi shqiptarët dhe i siguroi fitoren kombëtares së tij.

harush

Në prononcimin e tij pas ndeshjes, gardiani 30-vjeçar, e cilësoi përballjen me Shqipërinë si më të mirën e karrierës së tij. Sipas Harush, ishte një nga ato ndeshjet ku ai e ndjente se asnjë plumb nuk mund të kalonte.

1052144394-1024x1024

“Ishte një nga ndeshjet më të mira në karrierë. E kam ëndërruar gjithmonë një paraqitje si kjo e sotmja. Dua të komplimentoj të gjithë shokët e skuadrës, për shpirtin e garës që treguan. Po rrëqethem ende nga emocionet, nuk di të kem përjetuar më parë një atmosferë të tillë në ekipin kombëtar.

Nuk ishte një ndeshje e madhe si ndaj Skocisë, por kishte sakrificë dhe dhamë 200%. Kjo ishte nga ato ndeshje kur unë ndjeja se as një plumb nuk mund të më kalonte, dhe prisja ta ndaloja”, u shpreh gardiani 30-vjeçar pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"