“Çmendem për arrogancën e Bellingamit”, Zhoze Murinjo: Tregon karakter…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 21:09

“Çmendem për arrogancën e Bellingamit”, Zhoze Murinjo: Tregon karakter…

Zhoze Murinjo ka shumë kohë të lirë për të vëzhguar, por edhe për të folur. Në një intervistë të shkurtër për “TrubalFootball” ai mendon se tashmë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo mund të dalin pa frikë në pension sepse pasardhës të tyre ka në qarkullim dhe sipas tij, një ndër ta është Xhud Bellingam. Ylli i Realit të Madridit është lojtari që për momentin ekzalton më shumë se kushdo tjetër “Special One”, siç ai e pranon vetë.

mou

“Kur shoh Xhud Bellingamin thjesht kam vetëm ndjesi të mira në trup, kam një dridhje pasi të tilla gjëra të shkaktojnë lojtarët e mëdhenj. Po flasim për një mesfushor, por që në 26 ndeshje numëron 20 gola, një shifër kjo shumë e lartë edhe për një sulmues.

Mund të mjaftojë kaq për të konfirmuar madhështinë e Bellingamit, ndonëse më shumë se kurdo tjetër, unë e adhuroj kur ai feston. Hap krahë dhe vështron sikur po i drejtohet botës me arrogancë. Dhe ta dini, unë e adhuroj atë arrogancë, sepse me anë të saj ai thotë: ‘Jam unë këtu! Jam unë më i forti! E bëra përsëri! Dhe pikërisht ky quhet karakter”, tha trajneri i shkarkuar nga Roma.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"