Cigare, sherre dhe filma deri në të gdhirë, ja disa nga arsyet e krizës te Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 20:54

Cigare, sherre dhe filma deri në të gdhirë, ja disa nga arsyet e krizës te Napoli

Dris Mertens kërkon të largohet, sepse një mes tij dhe Alanit është i tepërt në skuadër. Të paktën kështu e mendojnë këta dy futbollistë dhe jo më kot belgu nuk ka pranuar që të flasë për rinovimin me Napolin, duke qenë se braziliani shihet si shumë i rëndësishme dhe mbi të gjitha një lojtar, vlera e kartonit të të cilit është më e lartë se ai, ashtu sikurse edhe paga që ai përfiton.

Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut që tregon krizën në të cilën nënkampionët në fuqi të Italisë po vuajnë dhe fatkeqësisht kjo i është pasqyruar edhe në renditje.

SHERR I ASHPËR

Dje ka ardhur konfrontimi i radhës mes trajnerit Xhenaro Gatuzo dhe Alanit. Ky i fundit, sivjet duket pa busull, duke qenë se nga ai futbollisti i disiplinuar i epokës “Sarri” nuk ka mbetur më asgjë. Madje, edhe lindja e fëmijës një muaj më parë nuk e ka ndryshuar, teksa duket se është pikërisht braziliani një nga shkaqet kryesore.

Ai është kapur në fillim të sezonit disa herë duke tymosur cigare dhe këtë e bënte edhe gjatë grumbullimeve, diçka që nuk lejohet. Edhe pse nga dje ka pasur një sqarim dhe Gatuzo ka theksuar se e ka falur dhe është gati që ta rikthejë në grup Alanin, kjo gjë nuk dihet se si do të pritet nga Mertens.

Pikërisht kështu, sepse pas humbjes me Fiorentinën, media italiane nënvizon për një sherr masiv, ku kanë fluturuar edhe disa grushte mes belgut dhe brazilianit në grumbullim. Arsyeja duket të ketë qenë se Alan përveçse po pinte cigare në dhomën e tij, po relaksohej duke parë edhe filma deri në të gdhirë të mëngjesit tjetër.kalidou-koulibaly-napoli-parma-serie-a_60turg4l13gc1f8uujtkbdrf9-960x540

Rreth orësh 2:40 të mbrëmjes, Mertens i tërbuar nga volumi i lartë ka shpërthyer ndaj Alanit dhe aty kanë nisur grushtet. Aty kishin ndërhyrë Gatuzo dhe drejtori sportiv Xhuntoli, të cilët kanë sqaruar deri në 4:00 të mëngjesit debatin mes të dyve, ndonëse gjakrat nuk janë shuar ende.

Për më tepër, fakti që Alan ishte pjesë e klanit që dolën kundër presidentit De Laurentis dhe gjobave që kërkonte t’i vinte skuadrës, ndërsa Mertens ishte thuajse pro me këto masa, për të mirën e skuadrës, ishte një tjetër detaj që ka përçarë grupin e të kaltërve, duke bërë që të gjitha këto përplasje të reflektohen qartazi edhe në fushën e lojës. Gjithsesi, se si do të përfundojë historia e këtij sezoni te Napoli, duke parë edhe klanet që janë krijuar në grupin ku bën pjesë edhe Elseid Hysaj, kjo do të mësohet në vazhdim të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"