CHAMPIONS/ Sfida me Viktoria Plzen në Çeki, një arbitër shqiptar do të drejtojë te ndeshja e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2022 | 14:34

CHAMPIONS/ Sfida me Viktoria Plzen në Çeki, një arbitër shqiptar do të drejtojë te ndeshja e Interit

Interi do të udhëtojë drejt Çekisë, ku do të përballet ndaj Viktoria Plzen në Champions, pasditen e së martës, në orën 18:45, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

BEKIM ZOGAJ

Skuadra e Simone Inzagit u mposht ndeshjen e parë në stadiumin “Giuseppe Meazza” ndaj Bajernit të Mynihut me rezultatin 0-2, dhe do të kërkojnë që të ringrihen menjëherë që në takimin kundër ekipit çek.

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se cilët do të drejtojnë këtë duel të rëndësishëm.

Do të jenë gjashtë arbitra nga Zvicra, kryesor do të jetë Sandro Sharer, i mbështetur nga dy asistentët, Bekim Zogaj, i cili është me origjinë shqiptare dhe Jonas Erni.

Arbitër i katërt do të jetë Lukas Fahndrish. Në VAR pritet të jetë Fedaji San dhe në AVAR, Lionel Tshudi.

vi

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"