Cetkoviç i doli borxhit Vllaznisë, por donte 5 mijë euro në muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2017 | 20:32

Cetkoviç i doli borxhit Vllaznisë, por donte 5 mijë euro në muaj

Partizani bëri një goditje të madhe në këtë merkato, duke afruar mesfushorin malazez Marko Cetkoviç. Fantazisti ka luajtur më parë me Laçin në Kategorinë Superiore, por në pjesën e parë të këtij sezoni u aktivizua me Sarajevon në Bosnjë-Hercegovinë.

cetkovic

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se para se t’u bashkohej të kuqve, 30-vjeçari i ka dalë borxhit Vllaznisë. Burime të sigurta pranë lojtarit i treguan gazetës se në momentin që vendosi të prishte kontratën me Sarajevon, ai ka telefonuar trajnerin e shkodranëve, Armando Cungu, me të cilin ka miqësi, dhe i ka bërë me dije se mund të dilte lojtar i lirë.

Cetkoviç ka kërkuar nga shkodranët 5 mijë euro në muaj. Mirëpo, klubi kuqeblu e ka pasur të pamundur të plotësojë kërkesën e malazezit dhe kësisoj Partizani e ka shfrytëzuar menjëherë mundësinë, duke bindur Cetkoviçin.

Një nga ata që ndjen më shumë keqardhje në këtë situatë duket se është trajneri i shkodranëve, Cungu, që ia njeh mirë vlerat malazezit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"