Çështja “Mërkuri”/ Doli në stëvitje me Luftëtarin, Butrinti i kujton kontratën sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 22:31

Çështja “Mërkuri”/ Doli në stëvitje me Luftëtarin, Butrinti i kujton kontratën sulmuesit

Mario Mërkuri bëhet çështje. Butrinti “shfryn” ndaj sulmuesit, duke i kujtuar kontratën. Pasi lojtarin i është bashkuar rivalëve të Luftëtarit në stërvitje, reagon edhe klubi sarandjot.

mario merkuri

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ata nuk kursejnë as gjirokastritët. U përmendin sanksionet, nëse vijojnë me tej me këtë rast.

“Butrinti shpreh indinjatë të thellë në lidhje me veprimet e njëanshme dhe të pajustifikueshme të Mario Mërkurit, i cili është shfaqur në stërvitje me uniformën e Luftëtarit. Sulmuesi ka nënshkruar në shtator 2023 një kontratë me Butrintin, e cila skadon më 30.04.2024 dhe është depozituar pranë FSHF-së. E bëjmë këtë komunikatë për të informuar opinionin e gjerë dhe tifozërinë, se veprime të tilla janë të dënueshme, të sanksionuara në kontratë, por edhe në rregulloren e federatës. I bëjmë thirrje drejtueseve të ekipit Luftëtari, që përpara se të vijoj më tej.

Le të ndjekë procedurën ligjore për marrjen e një lojtari të ri, kur ka dijeni se ka një kontratë në fuqi me një ekip tjetër, pasi pjesë e sanksioneve do të jetë edhe ekipi Luftëtari. Edhe pas rikonfirmimit nga Federata, ju garantojmë se Mario Mërkurit nuk do t’i jepet kartoni i shkëputjes nga ekipi i Butrintit dhe nuk ka asnjë rrugë ligjore për t’u federuar nga ekipi gjirokastrit kur lojtari vazhdon të jetë i federuar me ekipin tonë.

Lutemi që Mërkuri të reflektojë sa më parë, pasi sanksionet për të edhe për ekipin ku pretendon se do të aderoj, do të jenë të ashpra”, shkruante mes të tjerash klubi nga Saranda.

FATOS LAMAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"