Ceremonia e lamtumirës së Astorit/ Përlotet Bufon, tifozët e Fiores duartrokasin “armiqtë” (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2018 | 23:10

Ceremonia e lamtumirës së Astorit/ Përlotet Bufon, tifozët e Fiores duartrokasin “armiqtë” (Video)

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u përcoll sot për në banesën e fundit, pas vdekjes si pasojë e një ataku kardiak. Në ceremoninë e lamtumirës së 31-vjeçar, morën pjesë shumë figura të nderuara të sportit, ku nuk munguan as futbollistët e Juventusit, skuadrës që urrehet deri në “vdekje” nga tifozët e Fiorentinës, për shkak të “tradhëtive” të disa lojtarëve të cilët kanë braktisur skuadrën nga Firence, për t’iu bashkuar bardhezinjve.

Bufon

Por kur bëhet fjalë për raste të dhimbshme, urrejtja sportive lihet mënjanë, dhe të gjithë bëhen bashkë. Në momentin kur futbollistët e Juventusit po i bashkoheshin kortezhin mortor, në sheshin ku ndodheshin tifozët e Fiorentinës kanë shpërthyer duartrokitjet, ndërkohë kapiteni i “zonjës së vjetër”, Xhixhi Bufon, nuk i ka kursyer lotët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"