Çelsi në “hall” për trajnerin e ri, “Blutë” intervistojnë menjëherë dy teknikët e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 9:40

Çelsi në “hall” për trajnerin e ri, “Blutë” intervistojnë menjëherë dy teknikët e njohur

Çelsi nuk do të bëjë një lëvizje për trajnerin e Brajtonit, Roberto de Zerbi. Një listë prej pesë deri në shtatë kandidatësh për të zëvendësuar Graham Poterin e shkarkuar të dielën në mbrëmje është duke u hartuar nga pronari Tod Bohli. Së shpejti do të ketë kontakte me kandidatët e preferuar, por De Zerbi nuk është në profilin e trajnerëve të kërkuar.

NAGELSMAN

Sipas “The Telegraph”, blutë kanë folur tashmë me ish-trajnerin e Spanjës, Luis Enriken, dhe ish-menaxherin e Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, i cili mendohet të jetë favorit për këtë detyrë.

Të dy thuhet se janë të interesuar për punën, por Nagelsman mund të jetë i përgatitur të marrë përgjegjësinë vetëm gjatë verës.

Çelsi admiron punën e italianit De Zerbi, por pavarësisht se respekton maksimalisht punën e tij të shkëlqyer te Brajtoni, ai nuk shihet si profili i duhur për të pasuar Poterin.

Në listë janë edhe tekniku i Fulhamit, Marko Silva, ish-trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, dhe ish-tekniku i Barcelonës, Luis Enrike.

Luçiano Spaleti i Napolit dhe Oliver Glasner i Eintrahtit të Frankfurtit janë gjithashtu në listën e kandidatëve për një intervistë të mundshme. Poter u shkarkua nga stoli i Çelsit 7 muaj pasi zëvendësoi Tomas Tuhelin në “Stamford Bridge”.

Aktualisht trajneri është me pushime dhe pas divorcit të hershëm do të largohet me një dëmshpërblim prej 13 milionë paundësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"