Çekët kërkojnë hakmarrje ndaj Shqipërisë, trajneri i ri i përfaqësueses: Duam të tregojmë se jemi më të fortë se ata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 20:04

Çekët kërkojnë hakmarrje ndaj Shqipërisë, trajneri i ri i përfaqësueses: Duam të tregojmë se jemi më të fortë se ata

Shqipëria dhe Çekia vihen përsëri përballë njëra-tjetrës, këtë herë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve, pasi shorti i vendosi në Grupin B1 të këtij aktiviteti. Dhe me sa duket, çekët kërkojnë hakmarrje për kualifikueset e Euro 2024, ku Shqipëria barazoi 1-1 në Pragë dhe i mundi 3-0 në Tiranë, për t’i kaluar në kreun e grupit teksa siguroi praninë në turneun e verës.

Shqiperi Ceki

Kjo kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit të ri të Çekisë, Ivan Hashek, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës pasi fundi i eliminatoreve u cilësua një dështim pavarësisht kualifikimit për këtë ekipi dhe nga pankina u largua Jaroslav Shilhavi.

“Nuk dua të bëj përllogaritje, ashtu siç nuk i bëra para shortit. Detyra jonë është e qartë, duhet të ngjitemi më lart. Grupet janë të ekuilibruara, ndaj nuk ka rëndësi kundër kujt luan. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë”, tha fillimisht Hashek.

Më pas, ai u ndal te ndeshjet me Shqipërinë, duke i cilësuar si motivim ekstra për lojtarët e tij. “Padyshim që mund të jetë një motivim, jo vetëm për vetë lojtarët, pasi të gjithë ne duam të tregojmë që jemi më të mirë se Shqipëria. Ata treguan forcën e tyre sidomos në ndeshjen në shtëpi. Është detyra jonë të përmbysim gjithçka dhe të marrim 6 pikët këtë radhë”, tha Hashek pas shortit të sotëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"