“Çdo ndeshje ndaj Partizanit është derbi”, Lulaj: Kukësi luan pa presion, kemi objektiv të dy trofetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 19:36

“Çdo ndeshje ndaj Partizanit është derbi”, Lulaj: Kukësi luan pa presion, kemi objektiv të dy trofetë

Mbrojtësi i Kukësit, Bruno Lulaj bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj Partizanit duke qenë vendimtar me paraqitjen e tij. Pas ndeshjes, mbrojtësi u shpreh se Kukësi luan pa presion dhe theksoi se pikët janë mjaft të rëndësishme.

muci lulaj

”Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Çdo ndeshje kundër Partizanit është si derbi. E kërkuam të gjithë ndeshjen golin ndaj edhe patëm festimin. Në grupin tonë ka harmoni shumë të mirë dhe çdo gol ndaj të gjithëve e festojmë me të njëjtin intensitet.

Kundër Partizanit gjithmonë është ndeshje prestigji për të dyja palët. Deshën të fitonim, pro si shkoi ndeshja edhe barazimi na kënaqë pavarësisht se kërkonim tre pikët. Më të rëndësishme janë pikët, ne me të vërtetë po bëjmë futboll të bukur e tërheqës. Nuk jemi në presion se në fund të fundit haku merret.

Kukësi gjithmonë ka objektiva madhore, siç janë të dy trofetë. Për ne personalisht si lojtarë e staf kemi ndeshjen e ardhës si objektiv, Nuk kemi asnjë lloj presioni. Sigurisht Kukësi është ndër ato ekipe që lufton për titullin kampion.

Ndjesi e keqe të humbasësh ndeshjen ën fund si ndaj Laçit, Tafas është portier shumë i mirë me kualitet, tregoi shumë mirë çfarë është i aftë të bëjë, e përgëzuam se ishte vendimtar në atë rast”, tha Lulaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"