Çaço ironizon Bylisin: Nuk kanë fuqi dhe ëndërrojnë kot, me Tiranën na kënaq edhe një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 13:09

Çaço ironizon Bylisin: Nuk kanë fuqi dhe ëndërrojnë kot, me Tiranën na kënaq edhe një pikë

Tomori do të ketë një mision shumë të vështirë përballë Tiranës së kreut, e cila është një nga skuadrat më të frikshme të kampionatit duke shënuar plot 38 gola në 14 ndeshje dhe ka pësuar vetëm 3.

Bylis Tomori

Trajneri i beratasve i ka paralajmëruar lojtarët se nuk do të jetë e lehtë përballë skuadrës kryeqytetase dhe se kundërshtari duhet të trajtohet me respekt dhe sakrificë. I këtij mendimi është edhe mesfushori i Tomorit, Ervis Çaço, i cili shprehet se kjo sfidë është tepër e ndërlikuar dhe e rëndësishme në këtë pikë ku ka arritur kampionati.

ÇAÇO

Në një prononcim për “Panorama Sport”, futbollisti 28- vjeçar e ka nisur me thumbime ndaj ballshiotëve, duke thënë se të paktën kësaj radhe do të luajnë në një fushë që të lejon të shfaqësh gjithë potencialet. “Do të udhëtojmë drejt një transferte të vështirë, por që të paktën të lejojnë të luash futboll dhe jo ashtu siç ndodhi një javë më parë. Tirana është një skuadër kompetitive dhe mjaft e fortë për Kategorinë e Parë, teksa këtë gjë e tregon edhe me statistika.

Ervis Caco Tomori

 

Ata nuk e meritojnë të luajnë këtu. Skuadra po përgatitet mirë gjatë kësaj jave, ku shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv, duke përfshirë dhe barazimin. Një pikë do të ishte mjaftueshëm ndaj një Tirane të etur për fitore. Kësaj radhe do të shkojmë me dy objektiva ndryshe nga herët e tjera, pasi do të përballemi me një nga skuadrat e kalibrit të lartë në Shqipëri.

Besoj se jemi në kohën e duhur për të rregulluar edhe disa nga gabimet që kemi shfaqur kohët e fundit, në mënyrë që të shmangim çdo gabim. Skuadra është e mobilizuar në nivele të larta dhe mendoj se do t’i kemi të gjitha shanset për të bërë më të mirën”, tha Çaço. Më tej, mesfushori beratas komentoi edhe humbjen e fundit, duke thënë se gjithçka që ndodhi në atë përballje ishte qesharake.

ervis caco

“Humbja në Ballsh ishte e papranueshme për objektivat tona, sepse e përgatitëm mjaft mirë, teksa në fund gjyqtari bëri atë që rregullorja ia ndalon. Presioni ishte i madh dhe asnjëherë nuk e menduam pse. Futbolli luhet në fushë. Më pas, nëse nuk ke fuqi, atëherë mos syno kot për të kërkuar ngjitjen”, tha Çaço.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"