“Ça re?”/ Rikthimi i Skukës te Partizani? Kapiteni i “demave” publikon foton me sulmuesin dibran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2024 | 23:40

“Ça re?”/ Rikthimi i Skukës te Partizani? Kapiteni i “demave” publikon foton me sulmuesin dibran

Rikthimi i Xhuljano Skukës te Partizani është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato janari.  

SKUKA 1

Dibrani e ka mbyllur bashkëpunimin me Mariborin dhe në ditët në vijim pritet të kthehet në stërvitje te Metzi në Francë, që ka në pronësi kartonin e tij. Pavarësisht kësaj, sulmuesi nuk pritet të qëndrojë në klubin francez, por me siguri do të huazohet sërish drejt një ekipi tjetër. Gazeta mëson se te Partizani janë të hapur për transferimin e Skukës dhe në ditët në vijim me siguri do të ketë lëvizje konkrete.. 

Ndërkohë ditën e sotme edhe vetë kapiteni i Partizanit, Valentino Murataj ka postuar një foto, kur luante bashkë me 25-vjeçarin, duke bërë tag sulmuesin dibran me mbishkrimin: “Ça re?”. 

skuka murataj

Aktualisht Partizani ndodhet në Antalia ku po zhvillon fazën përgatitore. Aty të kuqtë do zhvillojnë dhe dy teste miqësore me Volendam dhe Neftchi Baku. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"