Bylisi godet në merkato, afron një futbollist nga Superliga e Ukrainës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 16:44

Bylisi godet në merkato, afron një futbollist nga Superliga e Ukrainës

Bylisi godet në merkato! Skuadra ballshiote, ka zyrtarizuar së fundmi një afrime tepër cilësore. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Visente Mercedes, i cili së fundmi është aktivizuar në Superligën ukrainese.

Braziliani është 23-vjeç, teksa numëron 14 paraqitje me skuadrën ukrainase Lviv. Mercedes gjithashtu në të kaluarën ka veshur fanellën e Atletiko Kajazerias dhe Audaks.

1oR-ttj7TyKMrx_AI3vEwZdWDLLF3bk7

Me afrimin e brazilianit, krahu i djathtë i mbrojtjes duket i blinduar. Gjithashtu ballshiotët kanë zyrtarizuar edhe futbollistin argjentinas, Marselo Gonzales, i cili në fazën e parë ishte pjesë e Orikut.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare
Presidenca bën zyrtare dy afrimet e para!

Braziliani me eksperiencë në dy sezonet e fundit, në Superligën ukrainase, Visente de Paula Mercedes, pjesë e Lviv në Ukrainë prej një sezoni e gjysmë. Luan si mbrojtës i linjës së djathtë, 23 vjeç.

Argjentinasi Marselo Gonzales, që ka qenë pjesë e skuadrës së Orikut, dhe një nga lojtarët më të spikatur, është afrimi i dytë në merkato. Një lojtar me perspektivë që ka bindur trajnerin Dovedan por edhe projektin e klubit.
Merkato vazhdon.

Bylis

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"