Bylis nis llogaritë, në Fier shkon për “all in”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 14:30

Bylis nis llogaritë, në Fier shkon për “all in”

Bylisi ka nisur shkëputjen. Në tetë ndeshje nuk ka marrë asnjë humbje dhe janë zyrtarisht të pathyeshëm (ka arritur 7 fitore dhe një barazim). E megjithatë, vend për rehati nuk ka. Arian Bellai dhe stafi i tij dje kanë zbritur në fushën e kompleksit të qytetit dhe menjëherë kanë nisur nga puna për javën e 9-të.

bylis

Ballshiotët do të jenë mysafirë në Fier, në një derbi historik. Si rrallë në vitet e fundit, Bylisi është i pari dhe Apolonia e dyta. Ndërkohë që këtë sezon, të dy klubet synojnë rikthimin në elitë. Por mallakastriotët në këtë sfidë pritet që të shkojnë të plotë, sepse nuk ka lojtarë të pezulluar.

Në këtë përballje, do të luajnë gjithçka për gjithçka. Kjo është një sfidë për “all in”, sepse kanë shansin që të lënë pas edhe një tjetër rival direkt për ngjitjen.

Shpresohet shumë që të jetë edhe braziliani Kibe Xheferson me grupin, ashtu si edhe Felipe Souza. Ky i fundit luajti me Lushnjën dhe i dha impulse sulmit.

Bylis tashmë ka konsoliduar jo vetëm formacionin, por po krijon edhe një stol me alternativa cilësore. Ndryshe nga javët e para, kur kishte lojtarë jashtë forme dhe të dëmtuar.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"