“Buzëqesh” Duro, Egnatias i rikthehet në skuadër mbrojtësi titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2023 | 10:02

“Buzëqesh” Duro, Egnatias i rikthehet në skuadër mbrojtësi titullar

Qendërmbrojtësi nigerian Sadiq Atanda është rikthyer në ekip pas lejes që kishte marrë nga presidenti Demrozi. Ai menjëherë është bërë pjesë e stërvitjes dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro.

atanda

Nigeriani tjetër Xhejms Gbenga Ayinde mësohet se ka pësuar një tërheqje muskulore, që nuk i mundëson atij stërvitjen me grupin, ndërsa po riaftësohet për të qenë gati për lojë.

Për sa i takon mundësisë së luajtjes së një ndeshjeje miqësore në prag të rifillimit të kampionatit, ky opsion nisur edhenga kërkesa e trajnerit, karëndë dhe është në kushtet epamundësisë, një test i tillëkontrolli karshi çdo lloj kundërshtari.

Sipas Klejdi Zenelaj Egnatia po punon shumë seriozishtdhe gjithçka në këto ditë është përqendruar te vënia në funksionin e kushteve dhe pretendimeve për ta pritur sa më të sigurt ristartimin e ndeshjeve zyrtare të kampionatit me takimin e datës 14 janar në Rrogozhinë ndaj Erzenit.

Kujtojmë se në fazën e parë ndeshja e luajtur në fushën asnjanëse të Durrësit mes këtyre dy skuadrave pati përfunduar me barazimin pa gola 0-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"