Buxheti për 2020-ën, priten 360 milionë lekë për klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 10:48

Buxheti për 2020-ën, priten 360 milionë lekë për klubin e Kategorisë së Parë

Lushnja administrohet vetëm nga bashkia e qytetit, e cila është aksionerja e vetme. Për vitin 2020 kryebashkiaku Fatos Tushe pritet të propozojë një buxhet prej 360 milionë lekësh të vjetër, përmes një relacioni drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve (që në këtë rast është Këshilli Bashkiak).

lushnja

Një shpenzim i përvitshëm që i shkon klubit dhe ekipit. Pas diskutimit në komision, relacioni do t’i dërgohet për miratim Këshillit Bashkiak në mbledhjen e fundvitit.

REFLEKTIMI

Dy humbjet e pësuara në tri ndeshjet e fundit kanë “goditur” jo pak shanset e Lushnjës për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore. Gjashtë pikët e lëna me Pogradecin dhe Turbinën i zbritën verdhejeshilët në vendin e dytë. Kjo ndërprerje e kampionit ka shërbyer ndjeshëm jo vetëm për të korrigjuar gabimet, por edhe për refleksion.

Fazën e dytë e nisin në Shënkoll dhe qëllimi është i qartë, të gjejnë rrugën e kthesës. Transfertat këtë sezon tregojnë supermaci, pasi janë tri fitore ndaj Apolonisë, Orikut dhe Elbasanit, ndërsa kanë “ngecur” në Devoll dhe Fushë-Krujë. Ilir Gjyla nuk do më gabimet, pasi vetëm kështu mund të rimerret kreu. Ngjitja është kthyer në fiksim, ndaj këtë edicion do të bëjnë mos që t’ia dalin.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"