Bushi sheh anën pozitive: Pësuam gola naiv, por kishte edhe gjëra të mira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 16:53

Bushi sheh anën pozitive: Pësuam gola naiv, por kishte edhe gjëra të mira

Trajneri i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, sheh gjëra pozitive edhe te humbja e mbrëmshme e kuqezinjve të vegjël ndaj Francës. Sipas teknikut të U-21, Shqipëria mund të mësojë nga gabimet që ka bërë.

Bushi konference

“Golat i pësuam në mënyrë shumë naive, janë momente që i kemi punuar gjatë gjithë javës për të mos bërë faulle gjatë linjave anësore, sepse e dinim që Franca kishte lojtarë shtatlartë.

Por gjithsesi mendoj se pavarësisht nga humbja, ekipi tregoi që ka forcë. Ndeshja me Francën është një luks, sepse mëson duke luajtur me kundërshtarë të fortë, që nesër me Estoninë ekipi ta ketë më të lehtë. Por gjithsesi, ekipi duhej të luante më shpejt sepse lojtarët e Francës ishin më të gjatë dhe të vendosur shumë mirë. Po të luanim më shpejt mund t’i vinim në rrezik më shumë”, theksoi ai pas duelit.

‘Mendoj se na shërbeu shumë se pamë disa lojtarë të cilët luanin për herë të parë me Shqipërinë si Qollaku. Janë fëmijë, janë pothuajse të gjithë datëlindja 1997-1998. Kanë shumë për të mësuar, kanë shumë për të dhënë për Shqipërinë.

Kam shumë besim që këta djem do të bëjnë gjëra të mira për Shqipërinë, duhet të mbajmë kokën lart pasi pati edhe gjëra të mira në ndeshje”, vijoi Bushi i cili mendon se lojtarët e shpresave duhej të merrnin shembull nga Kombëtarja A.

“Duhet të heqim frikën se futbolli luhet 11 me 11. Duhet të marrim shembull nga Kombëtarja A që ka mundur ekipe të mëdha dhe ka shkuar në Europian. Këta janë lojtarët që në të ardhmen duhet të luajnë në Kombëtaren A.

Duhet të heqim emocionet se emocioni i tepërt është i dëmshëm në lojë. Por unë mendoj që në ndeshjen me Estoninë do të japim maksimumin. Futbolli ka lloj-lloj humbjesh, ka që del me kokën lart nga fusha por edhe prej atyre me kokën poshtë”, deklaroi Bushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"