Bushi: Rei Manaj është gati për ekipin A, disa lojtarë nga Kosova vetëofrohen dhe më pas largohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2018 | 12:12

Bushi: Rei Manaj është gati për ekipin A, disa lojtarë nga Kosova vetëofrohen dhe më pas largohen

Trajneri i Shqipërisë U-21. Alban Bushi, foli ditën e sotme në një konferencë për media pas takimit ndaj Sllovakisë.

bushi

“Ekipi mori një goditje psikologjike. Lojtarët nuk kanë shumë minuta në këmbë dhe nuk kishim shumë alternativa. Duke parë lojën në përgjithësi kemi bërë gabime individuale. Ekipi ynë nuk ka qenë shthurur, na penalizuan gabimet individuale.

Ekipi sllovak kishte një përgatitje të mirë më lojtarë që luajnë ë në kampionatin sllovak, ndërkohë tanët nuk kishin minuta në këmbë.

Kundërshtari na dënoi me atë humbje, por gjithsesi mendoj se kemi marrë atë çfarë në kërkojmë. Jemi munduar të mbajmë topin dhe të luajmë majtas –djathtas e vertikal dhe këtë e kemi bërë. Kemi menduar që të bëjmë presion. Kjo ndeshje ishte e vetmja që kemi gabuar.

Mendoj se lojtarët që ishin te ekipi A na munguan. Mungesat e Selmanit, Ramadanit, Azabajt, Bares na penalizuan. Edhe Argjentina pa Mesi kanë probleme. Humbja duhet pranuar dhje ne duhet të përmirësohemi.Rei Manaj është sulmuesi më  i mirë. Atë dhe Emanuele Ndoj mendoj se do t’i grumbullojë ekipi A në të ardhmen.

Humbja e avantazhit? Mendoj se na ka munguar qarkullimi i topit. E kemi larguar topin kur vinte në zonë. Edhe kur kalojmë në avantazh duhet ta qarkullojmë topin. Janë djem të rinj, sidomos në repartin e mbrojtjes që luajnë në Serinë C dhe nuk kanë minuta. Megjithatë mendoj se këta lojtarë e përballuan mirë.

Grumbullimi i Manajt? Ne u treguam të guximshëm. Duke menduar që nuk ka minuta e kishim të vështirë që ta merrnim. Është një lojtar shembullor. Duhet të jetë në ekipin A.

I jap të drejtë edhe Panucit kur thotë që nuk ka minuta. Është shumë e vështirë kur nuk kë lojtarë që kanë minuta. Do punojmë sepse ekipi Shpresa nuk ka stopper, kemi vetëm Shaqir Tafa. U-19 ka stoper shumë të mirë, por ne nuk kemi. E ardhmja është e mirë, por për momentin gjendja është e tillë që nuk kemi.

Kur ke përballë Spanjën është e vështirë. Do rri me mendimin se do ti marrim Spanjën 4 pikë dhe Estonisë 3 pikë. Spanja rrahi Estoninë në Estoni, ndërsa ne krijuam 20 raste me Estoninë. Një objektiv e kemi realizuar që të cojmë lojtarë për ekipin A. Ky ekip i Spanjës kanë disa vite që luajnë së bashku. Mbas 2-1 loja edhe mund të rihapej. Na u mohua një penallti, ku edhe spikeri sllokav tha që ishte e habitshme se si nuk e dha.

Brezi i të ardhmes? A ka trajneri i U-21 një plan me atë të Kombëtares A për lojtarë si puna e Abazaj?

Më e rëndësishmja është ekipi Kombëtar A. Rasti Abazaj është dicka e mirë që të jesh pjesë e ekipi Kombëtar A. Abazaj ka shumë kohë. Ne mund të rriheshim edhe me Abazajn në lojë. Çinari luajti shumë mirë, por skemës që luajmë ne nuk iu përgjigj. Si Manaj, si Cinari, si Kallaku janë tre lojtarë që luanin për herë të parë në së bashku në sulmin e U-21. Kemi shumë lojtarë për datëlindjen 98’. Mendoj se do të jemi pretendentë sepse shumica e vitit 98’ kanë luajtur me ne që dy vite më parë.

Fitorja e Kosovës U-21 ndaj Gjermanisë?

Ne kemi shumë lojtarë. Ata kanë një stategji tjetër. Barazimi i tyre me Gjermaninë është diçka pozitive. Kosova ka shumë futbollistë, mbase dhe më shumë se ne. Mendoj që duhen marrë lojtarë më të mirë dhe nuk më intereson se ku luajnë.

Ka disa lojtarë nga Kosova që i kemi parë, i kemi merre në seleksionim dhe largohen. Vetëofrohen vetë dhe pastaj ikin te Kosova. Ne do marrim më të mirët. Do marr ata që më pëlqejnë. Nuk është fikse që unë do marr një lojtar. Edhe një kosovar mund të marrë një shqiptar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"