Bushi: Ekipi më bindi me lojë, i morëm 4 pikë një kundërshtari favorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 11:44

Bushi: Ekipi më bindi me lojë, i morëm 4 pikë një kundërshtari favorit

Alban Bushi ka mbetur i kënaqur me lojën e skuadrën, por jo me rezultatin. Trajneri i Kombëtares U-21, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u shpreh:

bushi

“Ishte një ndeshje e barabartë, pavarësisht se ne ishim disi më mirë sesa ata në qarkullimin e topit. E dinim që kishim të bënim me një kundërshtar shumë të fortë, që rrinte shumë në mbrojtje dhe e kishim të vështirë për të çarë. U munduam të dilnim nga krahët në pjesën e parë dhe e patëm sërish të vështirë.

Mendoj që në pjesën e dytë funksionoi disi më mirë loja dhe krijuam ato raste për shënim. Gjithsesi, jam i kënaqur edhe me pikën, sepse jemi ekip që jemi ribërë, pasi çdo muaj kemi mungesa, ku sot kishim 4 të tilla nga ndeshja e kaluar me Islandën. Kundërshtari i ka më të mëdhenj në moshë lojtarët dhe janë shumë të mirë fizikisht.

Por, Mustafa e bëri punën e tij dhe te rasti i golit (i pashënuar) ishte ai që e ndërtoi atë. Portieri është shumë i rëndësishëm për ne, gjithnjë ka qenë, por e gjithë skuadra ishte shumë mirë. Të paktën luftuam dhe dhamë maksimumin si në çdo ndeshje. Në futboll ndonjëherë mund të luash keq, por duhet të vraposh mirë.

Këtë u kërkoj djemve, pavarësisht se bëjnë gabime teknike, sepse është normale. Ata janë të vegjël dhe do mësojnë dhe besoj se ka shumë lojtarë që do të jenë pjesë e ekipit kombëtar A. Kërkuam fitoren, pavarësisht se mundën Sllovakinë më parë dhe janë favoritë kryesorë me Spanjën dhe Sllovakinë, por ne u morëm 4 pikë.

Ndeshjen tjetër e kemi me Irlandën, duhet të fitojmë, edhe pse kanë ekip të fortë dhe luan mirë mbrapa. Kemi kohë për këtë ndeshje, por e rëndësishme është të fitojmë dhe shënojmë në Elbasan, sepse u bënë dy ndeshje që kemi bërë shumë raste dhe nuk kemi shënuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"