Brozoviç drejt Arabisë Saudite, Barcelona tashmë mendon për mesfushorin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 14:10

Brozoviç drejt Arabisë Saudite, Barcelona tashmë mendon për mesfushorin spanjoll

Lamtumira e Serxho Busketsit në fund të sezonit ka krijuar hendek të konsiderueshëm në “zemrën” e lojës së katalanasve, duke rritur tensionet te Ksavi Hernandez. Joshua Kimish u vendos fillimisht në “lupën” e teknikut “blaugrana”, por rezistenca e Bajernit dhe refuzimi i lojtarit rreth largimit nga “Alliaz Arena”, detyruan Ksavin të ndryshonte objektiv.

barcelona

Marsel Brozoviç vështrohet si opsion potencial për të veshur fanellën e kampionëve të La Ligës. Megjithatë, Barcelona nuk ka qëndruar duarkryq, duke analizuar edhe emra të tjera me kualitet.

I tillë konsiderohet Oriol Romeu. Ai aktivizohet me Gironën dhe për të gjithë ata që nuk e njohin nga kufizimi i prezantimit në arenën evropianë, Romeu ka ardhur nga akademia e “La Mesias”, pra është “brumi” i Barçës.

romeu

Para disa ditësh në një rrëfim të shkurtë për “Esport 3” Hernandez e lavdëroi 31-vjeçrain, se spanjolli do t’i jepte kontribut të rëndësishëm me eksperiencën poseduese. Gjithsesi Romeu mbete “gomë rezervë” në planet e triumfuesve të ligës iberikase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"