Broja, i harruari që do t’i kursejë miliona Çelsit/ Sulmuesi në luftë me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 21:23

Broja, i harruari që do t’i kursejë miliona Çelsit/ Sulmuesi në luftë me kohën

Njeriu i harruar, që shpreson të kthehet në fazë përgatitore, mund t’i kursejë miliona Çelsit në merkaton e verës. Kjo vlen për Armando Brojën, në një artikull të publikuar nga “The Sun”. Sulmuesi është në luftë me kohën, për të arritur rikuperimin e plotë dhe për të qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të Mauricio Poçetinos.

armando-broja-efdsv

Broja nuk ka prekur topin në një ndeshje që prej muajit dhjetor, kur këputi edhe ligamentet e gjurit, iu nënshtrua operacionit dhe humbi pjesën e mbetur të sezonit. Sipas mediave pranë klubit blu, 21-vjeçari është shumë pranë rikuperimit dhe kërkon që të lerë përshtypje nën urdhrat e trajnerit të ri.

Nga ana tjetër, Poçetino është i etur që të nënshkruajë me një sulmues të klasit botëror, me synimin për të rikthyer londinezët në Ligën e Kampioneve. Por, Broja mund të ofrojë një opsion falas për një sulmues rezervë. Lukaku kërkon që të vazhdojë tek Interi edhe pasi të mbarojë periudha e huazimit.

broja aubamejang

Obamejang pritet që të largohet dhe prania e Brojës mund të bëjë që Çelsi të mos ketë nevojë për të kërkuar në treg një sulmues rezervë. Në prill, duke reflektuar për dëmtimin e tij, shqiptari tha: “Ende nuk e kam marrë plotësisht veten.

Është diçka që mbetet në mendje. Ishte një tronditje e madhe, sepse unë kam qenë gjithmonë një djalë mjaft i shëndetshëm dhe kisha pasur vetëm disa lëndime të lehta, aty-këtu. Ishte një tronditje edhe më e madhe për mamanë dhe babain tim, sepse ata rrallë më kanë parë të lënduar. Pas operacionit, unë isha i shtrirë në shtrat për rreth dy javë. Ishte një nga periudhat më të këqija të jetës sime.

Ishte e tmerrshme. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati. Mamaja ime vraponte nëpër shtëpi për të më marrë tableta dhe për të më dhënë ushqimin. Ishte një luftë. Ndihesh pothuajse i padobishëm. Nuk mund të flija. Kisha dhimbje. Dita dhe ajo që ndodhi më luante vazhdimisht në mendje.

Mendoja se si mund ta kisha shmangur atë, edhe pse kjo nuk ishte një gjë e mirë për të bërë. Më duhej të bëja një hap prapa. Ishte diçka që duhej ta kaloja, të filloja të fokusohesha vetëm për t’u rikthyer në formë dhe besoj se rikthimi do të ishte më i mirë”, u shpreh Broja në intervistën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"