Britaniku i Formula 1/ Hamilton “tradhton” pistën për ajrin, lëshim spektakolar me parashutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 21:12

Britaniku i Formula 1/ Hamilton “tradhton” pistën për ajrin, lëshim spektakolar me parashutë

Luis Hamilton nuk pushon së mahnituri. Shtatë herë kampioni i botës, i cili ndodhet me pushime si të gjithë kolegët e tij, mori disa emocione shtesë pas një viti 2023 që ishte pak koprrac për sa i përket kënaqësive në pistë.

HAMILTON

Britaniku vendosi të kërcejë me parashutë, një veprim i mbushur me adrenalinë. Lëshimi u filmua nga sponsori i tij në një video, ndërsa Hamilton shihet vërtetë të qetë në re, duke shijuar hedhjen. Pas hedhjes vjen edhe momenti i spektakolar zbritjes me hapjen e parashutës.

Hamiltom këtë vit përfundoi në vendin e tretë në renditjen e pilotëve pas Maks Vershtapenit dhe Serxho Perezit dhe për të dytin vit radhazi mbeti pa fituar asnjë garë, trend negativ, të cilin 38-vjeçari shpreson ta përmirësojë në sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"