Brdariç: Ishte ndër 45 minutat më të mira që kur kam ardhur. Gurishta e Jonuzi duhet t’i japin darkë Krymit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 19:26

Brdariç: Ishte ndër 45 minutat më të mira që kur kam ardhur. Gurishta e Jonuzi duhet t’i japin darkë Krymit

Thomas Brdariç mendon se Vllaznia e pjesës së parë ndaj Partizanit ishte një ndër më të mirat që ka parë nga skuadra e tij në Superiore. Pas ndeshjes ai tha për “SuperSport” se Krymi ishte protagonist i vërtetë i ndeshjes dhe shokët i kishin borxh darkë meqë i shpëtoi me të kuq me qëllim.

BRDARIC 1

“Komplimente se ishte një fitore shumë e luftuar. Pashë një paraqitje shumë të përqendruar sidomos në pjesën e parë, ishte një ndër 45 minutat më të mira në periudhën që kam drejtuar. Është e vështirë të mbajmë këtë performancë, është e vështirë, sidomos ndaj ekipeve që luajnë futboll të mirë si Partizani. Në pjesën e dytë bëmë disa pasime të gabuara e ftuam kundërshtarin që të vinte, por po ta marrim në përgjithësi ishte fitore e merituar.

“Mendoj se janë procese zhvillimi. Mundohemi të implementojnë idetë te lojtarët por lojtarët duhet të kuptojnë që nuk është sport individual. Sigurisht që të gjithë duan të duken mirë në fushë, por duhet edhe të luajnë në mbrojtje, të gjithë bashkë dhe pasi luajnë së bashku vijnë edhe momentet ku mund të shënojmë.”

2Lojtarët që janë afruar gjatë periudhës së verës, për t’i implementuar duhet të kuptojnë se çfarë duhet për të luajtur në nivelet më të larta dhe këto pritshmëri. Mendoj se jemi pothuajse aty ku duhet për të kuptuar se çfarë nevojitet për të fituar ndeshjet.”

“Kartoni i Krymit? Kemi mësuar nga e kaluara që të bëjmë një faull të zgjuar, të marrim të kuq për ekipin. Pasi në sezonin e kaluar kishim episodin me Gurishtën, nuk bëri faull dhe humbëm ndeshjen. Sigurisht Gurishta e Krymi janë shumë shokë, ndoshta edhe Jonuzi duhet t’i japin Krymit një darkë të mirë sonte”, tha Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"