“Broja ose Kumbulla te Shpresat, synojmë vendin e dytë”, flet Bushi: Ai lojtar nuk shkel më këtu sa të jem unë trajner…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2021 | 23:25

“Broja ose Kumbulla te Shpresat, synojmë vendin e dytë”, flet Bushi: Ai lojtar nuk shkel më këtu sa të jem unë trajner…

Trajneri i Kombëtares Shpresa ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të dy sfidave të muajit qershor me Andorrën dhe Bullgarinë. Në fjalët e tij, Bushi ka thënë se nga Kombëtarja A do të kërkojë njërin mes Brojës ose Kumbullës dhe do vendosin bashkë me trajnerin Reja. Gjithashtu më tej, ai ka thënë se kërkon nga lojtarët të japin maksimumin, duke shtuar se ai lojtar që nuk e bën këtë nuk do grumbullohet më në kombëtare sa të jetë ai trajner. 

bushi

GJENDA E LOJTARËEVE– Jemi munduar të marrim lojtarët që janë më në formë dhe që kanë më shumë minuta. Kur e mendon që është një grup me këtë moshë, tek ata duhet të ketë vetëm etje.

GRUPI– Jemi në një grup të fortë, pro i përballueshëm. Do synojmë vendin e dytë. Kemi bërë mirë në edicionet e kaluara. Kemi furnizuar ekipin A. Ky është një objektiv i joni. Këtë do bëjmë përsëri, duke filluar nga Andorra. Duket një ekip i lehtë në letër, pro nuk ndodh kështu, pasi ne e kemi parë këtë edhe më parë. Kanë barazuar me Anglinë dhe Turqinë. Kemi më shumë cilësi dhe do fitojmë në këtë ndeshje. Grupi kryesor do jenë këta lojtarë. Kemi shumë mungesa këtë herë. Gjithsesi lojtarët e ekipit kombëtar ndryshojnë, pasi merren ata që janë më në formë me klubet e tyre. Jam shumë i kënaqur me kampionatin shqiptar, pasi kanë nxjerrë shumë lojtarë.

OBJEKTIVI– Ne do synojmë vendin e dytë këtë edicion, sepse i kemi mundësitë për ta arritur këtë. Shumë lojtyarë nga edicioni i kaluar janë ende dhe e dinë se çfarë duhet të bëjmë. Unë kërkoj nga lojtarët që në çdo stërvitje dhe ndeshje të japin maksimumin. Kush lojtar nuk e bën këtë, nuk do grumbullohet më në kombëtare sa të jem unë trajner.

NDIHMË NGA KOMBËTARJA A- kemi komunikim të mirë me trajnerin Reja. Mundohemi të marrim prej tyre, por ekipi A është më e rëndësishëm. Do të marrim një lojtar shumë të mirë nga ekipi A kundër Andorrës, që mendoj se do të bëjë diferencën. Nuk janë Mitaj e Çepele, është emër tjetër. Do bëjë diferencën. Kemi nevojë për lojtarë, na mungon Çuni. Do kërkoj nga ekipi A dhe do të vendosim. Broja? Do ta diskutojmë me trajnerin, nëse mund të jetë Broja ose Kumbulla.

KUNDËRSHTARËT– Me Anglinë kemi luajtur edhe vjet. Janë ekip i fortë. Ekipet tjera, Çekia, Sllovenia e Kosova janë të barabartë dhe mund ta zënë secila vendin e dytë. Përballjet direkte me to do të bëjnë diferencën për t’u renditur në vendin e dytë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-risi-dhe-7-lojtare-nga-superiorja-bushi-publikon-listen-per-ndeshjet-e-qershorit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"