Bonuçi apo De Ligt? Ish-mbrojtësi legjendar i Juventusit tregon të preferuarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 21:45

Bonuçi apo De Ligt? Ish-mbrojtësi legjendar i Juventusit tregon të preferuarin

Moreno Torriçeli ka qenë një prej kolonave të mbrojtjes së Juventusit gjatë viteve 90-të, epokë në të cilën ka fituar gjithçka me bardhezinjtë, si në Itali ashtu edhe në Europë. 50-vjeçari në një prononcim për mediat italiane, së fundmi ka dhënë opinionin e tij për dyshen e mbrojtjes aktuale Bonuçi-De Ligt, duke zgjedhur edhe të preferuarin.

moreno

“Bonuçi është një lojtar që nuk diskutohet. Me fashon e kapitenit në krah po zhvillon një sezon mjaft të mirë. Por nëse duhej të zgjidhja mes tij dhe De Ligt, zgjedh holandezin, pasi është vërtetë një lojtar shumë i fortë. Pas një fillimi disi vështirë, ai është rritur shumë, është mjaft i ri dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, deklaroi Torriçeli.

copyright-proshots-4401415

Dyshja Bonuçi-De Ligt kanë mbajtur peshën e mbrojtjes së kampionëve të Italisë këtë sezon, pas dëmtimit që pësoi kapiteni Kielini në startin e kampionatit. Në ndeshjen e fundit në Serinë A ndaj Interit, ku bardhezinjtë triumfuan pastër 2-0, dyshja e mbrojtes juventine ishte thjesht perfekte, duke fituar çdo duel me sulmuesit zikaltër.

ARTIN LLESHAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"