Bojkoti/ Vllaznia në kolaps total, lojtarët nuk kanë ndërmend të dalin në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 18:19

Bojkoti/ Vllaznia në kolaps total, lojtarët nuk kanë ndërmend të dalin në stërvitje

Kriza te Vllaznia hyri sot në ditën e tretë, pasi lojtarët kuqeblu nuk kanë dalë as sot në stërvitje.
Vllaznia4
Skuadra shkodrane vazhdon të bojkotojë përgatitjet për kampionatin për 3 ditë me radhë, një rast i rrallë për klubet elitare të futbollit shqiptar. Sërish në fushë dolën në orën 17:00 zv-trajneri Safet Osja dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi, por më pas janë larguar pasi aty nuk ndodhej asnjë prej futbollistëve.

Çështja e pagave është kthyer në makth për lojtarët e Vllaznisë, pasi prej kohësh Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk ka miratuar pasqyrën financiare të vitit 2020, ku bën pjesë dhe buxheti i Vllaznisë.

Administratori i klubit Suad Lici deklaroi disa ditë më parë se nëse lojtarët nuk stërviten dhe nuk luajnë, do të aktivizohen futbollistët e Vllaznisë U19.
VLLAZNIA NE BOJKOT (1)
Kërkesat e lojtarëve për klubin
Lojtarët e Vllaznisë kërkojnë garanci për katër rrogat e pamarra dhe mbi të gjitha një datë fikse se kur do të kalojnë paratë në llogaritë e tyre. Gjithashtu, ata duan të sqarohen se si do të procedohet për kontratat, pasi shumicës i skadon marrëveshja me Vllazninë më 31 maj. Sipas kapitenit Lika, lojtarët janë të gatshëm të pranojnë rroga minimale në muajt qershor dhe korrik nëse klubi shlyen detyrimet e tjera. Dy kërkesa të tjera janë edhe sa i përket akomodimit. Lojtarët e huaj dhe ata nga rrethet janë të kërcënuar për qiratë dhe faturat e dritave. Nga ana tjetër, ata kërkojnë patjetër që të tria vaktet t’i konsumojnë në një restorant të vënë në dispozicion nga klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"