Bindin të rinjtë, Abazaj blindon mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:47

Bindin të rinjtë, Abazaj blindon mbrojtjen

Edhe pse ka humbur në miqësoren ndaj Apolonisë, duhet pranuar që Pogradeci pas pësimit të golit e ka përmirësuar mjaft lojën e vet. Reagimi i liqenorëve vazhdoi dhe në pjesën e dytë, kur futbollistët e rinj shpalosën një lojë sulmuese. Në 45 minutat e para, trajneri Abazaj aktivizoi edhe dy mbrojtës të qendrës, Bufasin dhe Dacin, të cilët pothuajse janë pjesë e Pogradecit. Me zbardhjen e këtyre emrave, duket qartë se teknikët do t’u besojnë atyre repartin më të vështirë. Për vendësit u aktivizuan rreth 20 futbollistë. Testimi vazhdon ende për disa të tjerë dhe pas të mërkurës do të mësohen emrat e atyre futbollistëve që do të përbëjnë formacionin bazë. Në atë ndeshje, kapiteni Kopi Çerepi luajti një rol tjetër, atë të mesfushorit. Në lidhje me sfidën, ai shprehet: “Stërvitja ditore e ngjeshur, por edhe ndeshjet miqësore, na kanë ndihmuar mjaft për të qenë sa më rezistentë. Mendoj se Pogradeci ka arritur një formë të mirë sportive”.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"