“Bilanci” negativ, pjesët e para fatale për Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:30

“Bilanci” negativ, pjesët e para fatale për Elbasanin

“Nisja e mbarë është gjysma e punës”, thotë një fjalë popullore. Vlen edhe në futboll, ku një nisje e mirë e ndeshjes shton shanset për të fituar. Kjo nuk ka ndodhur tek Elbasani, që i nis keq ndeshjet dhe gjithçka reflektohet më pas në rezultat, ndaj dhe verdhelutë janë në vend të fundit me 6 pikë. 

Elbasani

Sipas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, gjatë këtyre 8 javëve, Elbasani e ka nisur ndeshjen në të shumtën e rasteve në disavantazh. Verdheblutë kanë një bilanc negativ golash, kanë shënuar vetëm 7 dhe kanë pësuar 12. Sipas hulumtimit të gazetës, elbasanasit problemin më të madh e kanë në 30 minutat e para, teksa kanë pësuar 5 gola dhe kanë shënuar vetëm 2. Situata vijon e njëjtë edhe në intervalin 31-45, ku kanë pësuar 3 gola dhe nuk kanë shënuar asnjë.

Pjesa e parë është fatale për Elbasanin, sepse ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka pësuar 8. Situata ndryshon paksa në fraksionin e dytë, ku në intervalin 46-70 ka shënuar 1 gol dhe pësuar 2. Shpërthimin ky ekip e ka në fund të ndeshjes, ku rregullon disi “bilancin” me 4 gola të shënuar dhe 2 të pësuar. Me Shënkollin, verdheblutë duhet të kenë kujdes, pasi rezultati pozitiv vlen në aspektin e pikëve dhe atë moral.

V.Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"