Bilanci i Partizanit me Vllazninë, Rrapaj dhe Maget më të rrezikshmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 21:33

Bilanci i Partizanit me Vllazninë, Rrapaj dhe Maget më të rrezikshmit

Për t’u ndeshur me një rival direkt duhen armë të forta, që arrijnë ta ndëshkojnë kundërshtarin në forma të ndryshme. Duke marrë përsipër skuadrën aktuale të Partizanit në ndeshjet kundër Vllaznisë, mund të themi se mesfusha është “arma më golashënuese”.

maget hadroj rrapaj

“Panorama Sport” ka renditur të gjithë lojtarët e kuq, që kanë arritur të shënojnë të paktën një gol kundër Vllaznisë dhe rezulton se Maget dhe Rrapaj e ndëshkojnë rregullisht ekipin shkodran. Dy “diamantet” e mesfushës kanë mundur të shënojnë nga 3 gola. Këtë shifër senegalezi e ka koleksionuar në vetëm 9 përballje.

Dhjetë nga lojtarët e gatshëm për të dielën kanë arritur ta ndëshkojnë Vllazninë në të shkuarën. Nga sulmuesit, Skuka dhe Mensah janë të vetmit që i kanë shënuar ekipit shkodran. Mbrojtjen e përfaqësojnë Preka dhe Sota.

par

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"