Bicaj: Euforia është kundërshtari i Bylisit, trajneri Dovedan i shkëlqyer. Barazimi rezultat i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:48

Bicaj: Euforia është kundërshtari i Bylisit, trajneri Dovedan i shkëlqyer. Barazimi rezultat i drejtë

Lojtari më i mirë në barazimin mes Bylisit dhe Teutës, u shpall mbrojtësi i ballshiotëve, Ditmar Bicaj, i cili pas ndeshjes u shpreh se 1 pikë ishte mirë për ekipin e tij, ashtu si shkoi ndeshja.

bicaj

Në mikrofonin e “Supersport”, Bicaj u shpreh se kushtet janë perfekte në Ballsh, dhe se me trajnerin po kalojnë një periudhë mjaft të mirë.

Çfarë nuk funksionoi në ekip ndaj ish-skuadrës?

Ishte një ndeshje me tension, edhe me Teutën nuk është e lehtë. Është ekip i mirë. I druheshim këtij takimi. Kundërshtari jonë kryesor është euforia. Kishim frikë këtë ndeshje, sepse Teuta më mirë luan jashtë se brenda. Jemi të kënaqur me 1 pikë ashtu si shkoi loja. Po të finalizonim më mirë, do ishte dita perfekte. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë, nuk është problem shumë i madh.

Mbrojtja më  e mirë, ku qëndron sekreti?

Forca e grupit, harmonia. Ambient perfekt për të rinjtë të promovohen. Stërvitja dhe kushtet janë perfekte, edhe me mbështetjen e presidentit Kapllani.

A ju shtojnë pretendimet vendet e para?

Trajneri është natyrë e qetë. Oreksi vjen duke ngrënë. Për sa kohë jemi këtu, me forcat tona, shpresojmë ta çojmë këtë punë deri në fund. Fjala titull është shumë e madhe, por Europa do ishte një sezon perfekt.

Sa kërkues është trajneri, kur pas ndeshjes, vazhdon stërvitjen me ekipin e dytë?

Trajneri është serioz, pasi në kohën e lirë, pi kafe edhe me ne, por di të ndajë punën me kohën e lirë. Puna është punë, qejfi është qejf. Jemi shumë të kënaqur me këtë trajner. Shpresojmë të rri sa më gjatë pranë nesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"