Besëlidhja mendon edhe për shansin e dytë, Da Silva: Valbona do ta ketë të vështirë në Kuçovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 12:35

Besëlidhja mendon edhe për shansin e dytë, Da Silva: Valbona do ta ketë të vështirë në Kuçovë

Me barazimin kundër Tërbunit, Besëlidhja e vuri në pikëpyetje ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë. Ndonëse javën e fundit e kanë pushim, lezhjanët do të mbeten në ethet e rezultatit të ndeshjes së fundit të Valbonës. Kjo, gjithnjë nëse ata do ta fitojnë sfidën e sotme në transfertë kundër Gramshin. Sido që të shkojnë punët, trajneri Dritan Smajli do të kërkojë vetëm fitore nga Besëlidhja.

smajli

“Në Gramsh luajmë ndeshjen e fundit të sezonit. Unë kërkoj nga ekipi që të mobilizohet fortë për të fituar. Kjo është detyra dhe mundësia jonë e fundit në fushën e blertë. Ndërsa në letra mbetemi ‘rob’ të fatit deri në fund të sezonit. Sido që të shkojnë punët, ne po mendojmë seriozisht për ndeshjet e ‘play off’-it, që është shansi i dytë që na jepet. Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes, ekipi është mobilizuar nga të gjitha drejtimet dhe jam i qetë përballë Gramshit”, tha trajneri Smajli.

PRENG GJIKOLA

 

“E vështirë në Kuçovë, por Valbona fiton”

Valbonës nuk i lejohet asnjë hap i gabuar në dy javët e mbetura, pasi vetëm kështu mund ta mbyllin sezonin në vend të parë, duke lënë pas Besëlidhjen. Në prag të transfertës së Kuçovës, për “Panorama Sport” braziliani i Valbonës, Diogo Da Silva, u shpreh:

“Valbona ende nuk e ka përfunduar misionin e saj dhe për këtë duhet të qëndrojmë me ‘këmbë në tokë’. Kemi dhe dy përballje të rëndësishme, pavarësisht renditjes në tabelë. Në të dyja takimet duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe jo euforikë. Mendoj se më e vështira do të jetë sfida e së shtunës kundër Naftëtarit, në Kuçovë. Mendoj se do ia dalim me sukses. Vetëm pasi të përfundojmë këto dy takime, duhet t’i gëzohemi suksesit, ngjitjes në të Parën”.

ABDULLA DUSHKU

 

NAFTËTARI

Naftëtari me mbijetesën e siguruar e pret me qetësi fundin e kampionatit, ku sot presin Valbonën. Në prag të këtij takimi, mbrojtësi Baftjar Fakaj u shpreh: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, që do kërkojë maksimumin. Edhe pse kemi siguruar qëndrimin në të Dytën, vlerësimi për Valbonën është maksimal. Do të tentojmë rezultatin pozitiv përpara sportdashësve tanë. Kemi pasur një ecuri të mirë në ndeshjet e fundit dhe shpresojmë të bëjmë edhe në mbyllje”.

ARBEN ÇEPANI

 

TËRBUNI

Tërbuni pret sot në Pukë ekipin e Sopotit dhe padyshim që kërkohet fitorja. Përpara kësj sfide për “Panorama Sport”, Rigers Xhahysa u shpreh: “Jam pjesë e Tërbunit që nga viti 2022 në Kategorinë e Parë. Kemi dy ndeshje për të luajtur dhe shpresojmë që ta mbyllim kampionatin edhe me 6 pikë më shumë. Më pas të mendojmë për ndeshjet e ‘play off’-it. Në fazën e dytë ekipi ka ardhur gjithnjë në rritje. Të gjithë jemi optimistë për këto ndeshje të mbetura”.

GANI PEMA

ka t

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"