Besëlidhja e kompletuar, nuk falen më gabime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:26

Besëlidhja e kompletuar, nuk falen më gabime

Edhe dje Besëlidhja vijoi një program të reduktuar stërvitor në nderim të ndarjes nga jeta të ish-kolegut të tyre, të ndjerit Rigels Pjetrushi. Skuadra lezhjane do të zhvillojë sot ndeshje kontrolli brenda familjes për të testuar 11-shen, e cila do të vihet përballë Kamzës të shtunën. Pas humbjes minimale që Besëlidhja pësoi ndaj Burrelit, i janë tronditur disi pozitat në renditje. Momentalisht ajo renditet e njëmbëdhjeta, dy hapa larg zonës së ftohtë, ndaj në fundjavë do ta kërkojë fitoren me gjithë arsenalin që ka në dispozicion. Të gjithë drejtuesit lezhjanë pa përjashtim janë të impenjuar maksimalisht në krijimin e kushteve optimale për stërvitje, në mënyrë që skuadra të jetë e karikuar për sfidën e fundjavës. Pozitiv është fakti se trajneri Ledion Zenuni i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, çka e bën më të besueshme fitoren. Deri tani duhet thënë se nuk ka qenë sezoni i Besëlidhjes.
Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"