Besa nuk ndalet në merkato, kavajasit afrojnë në ekip edhe një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 21:25

Besa nuk ndalet në merkato, kavajasit afrojnë në ekip edhe një mbrojtës

Besa nuk ndalet në merkato. Pas Ajazit, Isajit, Vathit, Lilës dhe Muçajt, klubi siguron shërbimet e një tjetër lojtari. Zyrtarisht numri i prurjeve shkon në gjashtë dhe mund të themi se do të jetë i fundit. Gjithnjë nëse nuk del ndonjë “okazion”, që drejtuesit dhe stafi teknik s’do t’i thoshin dot “jo”.Besa-Kavaje

Bëhet fjalë Leodor Bërdufin, që pjesën e parë të sezonit ishte te Shkumbini. Bashkë me 23-vjeçarin, bëhen 4 peqinas në ekip (më herët te bardhekaltrit kanë luajtur edhe portieri Ajazi dhe mesfushorët Isaj dhe Lila). Me të blindohet qendërmbrojtja, por Gugash Magani në kushte emergjence mund ta përdorë fare mirë edhe nga krahët.

Bërdufi ka provuar të luajë si majtas dhe djathtas, ndaj mund ta quajmë ndryshe një “xhol” për prapavijën e verdhezinjve. Gjatë karrierës së tij është aktivizuar për dy vite edhe tek Elbasani, ndërsa në tri edicionet e fundit ka mbrojtur ngjyrat e Shkumbinit të përjashtuar tashmë nga gara.

Sakaq, skuadra po kryen përgatitjet e fundit para javës së 13-të. Këtë të shtunë starton kampionati dhe Besa do të bëjë ç’është e mundur që të sigurojë një trepikësh në Cërrik.

Feriz Ferizaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"