Bëri shpëtimtarin në vijën fatale, heroi Moqi: Intuita më ndihmoi, barazimi i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2020 | 23:06

Bëri shpëtimtarin në vijën fatale, heroi Moqi: Intuita më ndihmoi, barazimi i drejtë

Igli Moqi ishte “shpëtimtari” i Besës. Ajo ndërhyrje vendimtare i hoqi të drejtën Egnatias që të fitonte. Qendërmbrojtësi është i lumtur që intuita në të 91-ën minutë nuk i shkoi dëm dhe i dha të paktën një pikë skuadrës së tij.

Igli Moqi

“Ishte një ndeshje shumë e kujdesshme nga të dyja ekipet, për të mos pësuar e shmangur humbjen. Kjo u pa qartë në luftën e fortë, herë edhe të ashpër në mesfushë, kur palët pengonin njëratjetrën për t’u organizuar lirshëm e rrezikshëm në sulm.

Kjo mënyrë loje nuk la të prodhoheshin raste ideale goli. Në fund ishim me fat, kur Magani pasi shmangu portierin tonë, pasoi te Shyti që goditi dhe vetëm intuita e përvoja bënë që ta largoja atë gol të sigurt 100% mbi vijën fatale jashtë.

Me lojën që u zhvillua, mendoj se asnjëri ekip nuk e meritoi fitoren. Ndikim pati dhe terreni, që nuk la asnjërin ekip të organizonte aksione të qarta”, tha mbrojtësi për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"