Berardi refuzoi Juven që 13 vjeç, sepse është interist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2014 | 14:42

Berardi refuzoi Juven që 13 vjeç, sepse është interist

berardi-domenico-getty-fotoDomeniko Berardi ka tërhequr vëmendjen e tërë Italisë me golat e tij, në takimin e javës së fundit ndaj Milanit. Sulmuesi 19-vjeçar i dha fitoren Sasuolos duke shënuar poker ndaj kuqezinjve, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit Masimiliano Alegri. Gazeta e përditshme italiane “La Repubblica” raporton se i riu kur ka qenë vetëm 13 vjeç, e ka refuzuar Juventusin. Dhe kjo, sepse ishte një tifoz i Interit. Ky fakt shpjegon “mizorinë” e treguar ndaj “Djallit”. Ish-trajneri i tij tek ekipet e moshave, Rikardo Voltareli, tregon historinë kur Berardi refuzoi Juven, skuadër që aktualisht e ka në pronësi atë. “Ai luante gjithnjë futboll, edhe në rrugë. Dukej që kishte cilësi për t’u bërë një lojtar i madh, e kështu unë kontaktova me vëzhguesin e talenteve të Juves, që shkoi të fliste me prindërit. Por kur Domeniko mori vesh që ai përfaqësonte Juven, i tha: ‘Mua Juvja nuk më intereson, jam tifoz i Interit’”. Sulmuesi pati mundësinë e tij për t’u bërë pjesë e Sasuolos, pasi talenti i tij u zbulua kur po luante kalçeto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"