“Bëmë gjënë e duhur që i hapëm portën Kukësit”, Alban Hoxha: Ju tregoj “çelësin” e suksesit te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:48

“Bëmë gjënë e duhur që i hapëm portën Kukësit”, Alban Hoxha: Ju tregoj “çelësin” e suksesit te Partizani

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, foli pas triumfit, 1-2 që skuadra e tij arriti në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit. Gardiani i kuq komentoi dhe episodin e rrallë e regjistruar në fundin e ndeshjes, teksa në mikrofonin e “Supersport”, u shpreh:

bandicam 2021-02-21 18-33-51-831

KAOSI NË FUNDIN E NDESHJES- Ishte dinamikë. Unë nuk e vura re çfarë ndodhi. E pashë tani mbrapa. Mendoj bëmë gjënë e duhur. Folëm të gjithë bashkë dhe menduam të bënim një “Fair-Play”. Për mua është gjë e mirë, që ka “Fair-Play” dhe duhet të ketë në të gjithë ndeshjet e tjera.

NDESHJA- E kishim vlerësuar shumë. Kukësi është rivali i drejtpërdrejtë i jonë. Iu shkëputëm, përveç se e ndaluam. Gjë e mirë ishte dhe ndale e Vllaznisë. Kjo na jep besim për të vazhduar përpara. Ka akoma shumë ndeshje.

ECURIA DHE GOLI I LËNË- Unë e kam thënë më përpara, janë disa skuadra që janë të vështira për t’u mundur. Kam futur Laçin, që ka treguar që është skuadër shumë e fortë, është Kukësi, Teuta, Vllaznia, ekipe të vështira për t’u mundur dhe të hapin gjithmonë probleme. Ne duhet të shikojmë ndeshjet tona. Duhet parë ndeshja e radhës. Është ndeshje e vështirë me Laçin. Të gabojmë sa më pak. Goli nuk anulohet, se s’ka si anulohet. Është dinamikë loje.

NËSE NDESHJA DO TË ISHTE 0-0? Nuk e menduam kaq gjatë këtë pjesë. Fati jonë që rezultati do të ishte 2-0 dhe menduam ta linim në atë mënyrë. Ka ndodhur në shumë ndeshje të botës. Murataj është shumë i ri do të rritet akoma.

ÇELËSI I SUKSESIT- Konkurrenca është e madhe. Kishim vështirësi në fillim për të gjetur lojtarë në rolet natyrale. Daja mundohej t’i përshtatëse. Mundoheshim të qarkullonim topin sa më shumë. Me hapjen e merkatos, u bënë gjëra shumë të mira, u rrit konkurrenca, lojtarët japin më të mirën, ndaç në stërvitje ndaç në ndeshje.

Padiskutim, që do të ketë edhe të pakënaqur. Edhe në familje ka pakënaqësira. Kemi grup të mirë, kompakt, dhe ka goxha harmoni. Rrimë gjithë kohën bashkë. Kjo besoj se është çelësi i suksesit tonë. Nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrin. Janë shokë shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"