Bekenbauer: Lëvin e tradhtoi fati, duhet të vazhdojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2016 | 18:05

Bekenbauer: Lëvin e tradhtoi fati, duhet të vazhdojë

Gjermania ka përjet uar shumë humb je të mëdha, por skualifikimi i kampionit të botës gjithmonë dhemb. Për “pancerat” vlente vetëm trofeu, por ndodh që pas 50 vitesh të skualifikohesh edhe nga vendi organizator.

(Foro arkiv, Lëv dhe  Bekenbauer)

(Foro arkiv, Lëv dhe Bekenbauer)

Pas humbjes ndaj Francës, e gjithë vëmendja u përqendrua tek e ardhmja e trajnerit Joakim Lëv. Ai ka një kontratë deri në vitin 2018. Pas skualifikimit, strategu gjerman la të hapur të ardhmen duke menduar kështu edhe tërheqjen pas 10 vitesh në krye të “pancerave”.

Por, Joakim Lëv krahasohet me trajnerët e mëdhenj të Gjermanisë që kanë bërë epokë si Zep Herberger, Helmut Shën apo Franc Bekenbauer. Herberger realizoi mrekullinë e Bernit, ndërsa Lëvi mrekullinë e Brazilit.

Nëse duhet të vazhdojë apo jo, mendim të arsyeshëm ka dhënë legjenda Franc Bekenbauer, i cili vetë u tërhoq direkt pas fitores së kupës së botës 1990.

“Nëse trajneri ynë nuk do të ishte i kënaqur dhe do i kishte shteruar energjitë për kombëtaren, atëherë Lëv do ishte tërhequr që pas fitores së kupës së botës para dy vitesh.

Nuk ka pse të shqetësohet për skualifikimin ndaj Francës në gjysmëfinale. Nëse në 2012-ën u ndëshkua nga gabimet individuale, këtë herë atë e tradhtoi fati. Në një gjysmëfinale kundër organizatorëve si Franca duhet të jesh i kompletuar.

Në të kundërt do kishin fituar shumë Europianë dhe Botërorë kombëtaret që kanë lojtarë të mirë, por me pak eksperiencë. Lëvit iu desh të ndryshonte komplet formatin dhe formacionin.

Nuk është faji i tij. Ai është i duhuri për Gjermaninë dhe jam i bindur që do vazhdojë edhe në Botërorin 2018. Ambicia e tij është të mbrojë kupën e botës”, sqaron Bekenbauer në analizën e tij për “Bild”.

Përgatiti: ENIAR IBRO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"