“Bëjmë një ndeshje të shkëlqyer, pastaj dy të këqija”, Modriç pas humbjes: Na mungon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 16:59

“Bëjmë një ndeshje të shkëlqyer, pastaj dy të këqija”, Modriç pas humbjes: Na mungon…

Luka Modriç bën autokritikë, por edhe karikon Realin e Madridit. Ai thotë se skuadra është në moment delikat, por i ka të gjitha mundësitë për të dalë nga kjo situatë e për t’u kualifikuar.

luka modric

“Na mungon vazhdimësia. Bëjmë një ndeshje të shkëlqyer, pastaj dy të këqija e kështu me radhë. Duhet të përmirësohemi sa më shpejt. Kur kundërshtarët na shënojnë gol, ekipi futet në panik. Duhet të ndryshojmë këtë trend.

Faza e ardhshme? Të shohim çfarë do të ndodhë, por duhet të fitojmë ndeshjen tjetër. Reali ka treguar se kur i duhen fitoret, di t’i marrë ato. Të vazhdojmë të punojmë dhe të krijojmë raste. Herët a vonë golat dhe fitoret do të vijnë”, ka thënë mesfushori kroat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"